Lajme

Paçarizi: Pushteti po i vendos mediat në një tabor armik

06/16/2023 07:17
nga:Astrit Gashi

Analisti Rrahman Paçararizi, ka thënë që fushata e qeverisë kundër mediave ka nisur shumë më herët, por është intensifikuar kohëve të fundit.

“Për mua është me shumë rëndësi historia e kësaj që ka ndodhur. Krejt ka nisur shumë më heret, por në ditët e fundit është intensifiku gjuha e pushtetit dhe e eksponentëve të pushtetit, madje edhe në media, të cilë krahas bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, dhe opozitës, i kanë sulmuar edhe mediat, gazetat dhe opinioistët nëpër studio”, ka thënë Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Në vend se me u përpjekë me fitu miq, po nëse dikush me çdo kusht do me e qitë Amerikën në tabor tjetër, edhe gazetarët i qet atëherë”.

Sipas tij, shqetësues është precedenti i nisur me fletërrufe nga ana e qeverisë.

“Ajo që mua më së shumti më dhemb dhe më shqetëson nuk është se a do të mbyllet Klan Kosova – nuk do të mbyllet. Më shqetëson precedenti, më shqetëson nmënyra qysh ka nisur krejt kjo. Ka nisur me një fletërrufe”.

“Të gjithë intelektualët të cilët janë anatemuar në Shqipni, që janë burgosur dhe janë vrarë, e kanë nisë me fletërrufe”.