Lionel Messi ka folur për të ardhmen e tij.
Messi shkëlqeu sërish me Argjentinën duke shënuar gol pas 79 sekondash lojë në miqësoren ndaj Australisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë ish ylli i Barcelonës tha se do të jetë e vështirë që ai të paraqitet në një tjetër Kampionat Botëror.
“Ajo që thashë është normale. Për shkak të moshës dhe kohës së ngjarjes, do të jetë e vështirë për mua të luaj atje. Ka ndeshje kualifikuese, Kupa e Amerikës, është herët për të menduar për Botërorin”, u shpreh pas përballjes me Australinë, 7 herë fituesi i “Topit të Artë”.
/GazetaBlic Sport/


