Kombëtarja e Kosovës do të luajë nesër ndaj Rumanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Në këtë ndeshje, Rumani ka probleme të mëdha, sidomos në pozitën e portës, shkruan GazetaBlic Sport.
Portieri i parë, Ionut Radu dhe portieri i dytë, Nita nuk do të luajnë nesër për shkak të dëmtimeve.
Në portë nesër pritet të startojë portieri i FCSB, Tranovanu, i cili ka veç një paraqitje me Rumaninë dhe atë në ndeshje miqësore.
Ky pritet të jetë debutimi i tij me Rumaninë në ndeshje zyrtare.
Poashtu dy portierët tjerë të grumbulluar, nuk kanë luajtur asnjëherë me kombëtaren në ndeshje zyrtare, bëhet fjalë për Maldovan dhe Aioani.
/GazetaBlic Sport


