Deputeti gjerman, Peter Beyer, duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë ka thënë se situata po vijon të përshkallëzohet.
Ish-raportuesi i Kosovës në Këshillin e Evropës, ka deklaruar se tani duhet një shtensionim i menjëhershëm, ndërsa ka shtuar se duhet të ruhet liria e shtypit, medias dhe e shprehjes.
“Situata në Kosovë vazhdon të përshkallëzohet dhe mbetet e paqartë. Tani na duhet një shtensionim i menjëhershëm. Liria e shtypit, medias dhe liria e shprehjes duhet të ruhen pa kushte, ashtu si përkrahja e NATO-s, duke ofruar siguri dhe stabilitet”, ka shkruar Beyer në Facebook.