Futbollisti kosovar, Melos Bajrami është larguar nga klubi i Shkupit pas përfundimit të edicionit.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se ai tashmë është bërë me skuadër të re, atje ku do të transferohet tek skuadra e Makedonija GP.
Makedonija GP është fituese e Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe në edicionin që po vjen do të luajë në Evropë.
Bajrami kishte 14 paraqitje dhe 1 gol të realizuar në sezonin që shkoi.
/GazetaBlic Sport/


