Lajme

Presidentja e Sllovenisë: Kosova dhe Serbia duhet të ecin në drejtim të reduktimit të konflikteve

06/15/2023 12:37
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pric Musar, tha sot se Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë bisedimet dhe të qetësojnë pasionet.

Ajo pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pallatin e Serbisë, tha se të dyja palët duhet të lëvizin në drejtim të zvogëlimit të konflikteve dhe reduktimit të provokimeve nga të dyja palët.

“Sa i përket Kosovës, presidenti i Serbisë dhe unë me të vërtetë kemi kaluar shumë kohë duke biseduar dhe në fund jemi pajtuar se është e nevojshme të respektohen marrëveshjet dhe të forcohet dialogu, dhe nëse nuk ka dialog atëherë çështja nuk shkruhet mirë. ”, tha Pirc Musar.

“Në tetor do të udhëtoj në Prishtinë, qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i Sllovenisë është i qartë – dialog, dialog, ne nuk duam konflikte në territorin e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.