Skuadra e Malishevës ka arritur synimin e sezonit, pasi arriti mbijetesën në Superligën e Kosovës edhe për edicionin tjetër.
Trajneri Bylbyl Sokoli bëri një punë të madhe në sezonin pranveror, ku arriti që me rezultate pozitive t’ia sigurojë qëllimin klubit të Malishevës.
Megjithatë, e ardhmja e Bylbyl Sokolit nuk është ende e qartë dhe se gjasat janë shumë reale që Bylbyl Sokoli të largohet nga Malisheva në këtë verë.
‘GazetaBlic Sport‘ mëson se pasuesi i tij mund të jetë trajneri Senad Alirifa, me gjërat që pritet të konkretizohen së shpejti.
Alirifa ishte pjesë e skuadrës së Rahovecit dhe tashmë është gati të sfidojë veten në Superligën e Kosovës.

/GazetaBlic Sport/


