Vërshime të mëdha janë regjistruar në orët e vona të së mërkurës në Vushtrri.
Në pamjet e siguruara nga njëra pjesë e qytetit shihet uji i madh që ka vërshuar rrugët.
Në anën tjetër, autoritetet e komunës konfirmuan se lumi “Tërstena” ka dalë nga shtrati, andaj edhe ka ftuar për kujdes të shtuar.
Zyrtarët komunalë kanë njoftuar banorët pranë lumit Podranqa dhe atij Tërrstena të përgatiten për evakuim.


