Në “Rrugën C”, në Prishtinë ka pasur të shtëna arme, ku një person ka mbetur pa shenja jete.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se është gjetur nje veturë e djegur.
E kjo veturë dyshohet që është e personave të implikuar në këtë rast.
”Veprimet operativo – gjurmuese të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast”, ka thënë Ahmeti për “Gazeta Blic”


