Lajme

Pacolli thirrje bashkëatdhetarëve: Mos kaloni përmes Serbisë, zgjidhni rrugë alternative!

06/14/2023 21:31
nga:Y I

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve të zgjedhin rrugë alternative dhe të mos kalojnë nëpër Serbi.

Pacolli thotë se provokimet serbe nuk kanë të ndalur, njofton Gazeta Blic.

Reagimi i Pacollit vjen pas  situatës së tensionuar të krijuar nga kidnapimit i tre policëve kosovarë nga ana e Serbisë .

“I lusë gjithë bashkatdhetarët të zgjedhin rrugë alternative, e të mos kalojnë përmes Serbisë. Provokimet serbe nuk kanë të ndalur! Ju uroj mirëseardhje në Kosovë” shkruan Pacolli.

Reagimi i plotë: