Lajme

Deklarohen nga Policia për vrasjen në Prishtinë ku mbeti i vdekur një person

06/14/2023 20:57
nga:Y I

Nga Policia e Kosovës janë deklaruar për “Gazeta Blic” rreth vrasjes së ndodhur në orën 20:00 në rrugën “C” në Prishtinë.

Ata kanë bërë të ditur se po vijojnë punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete.Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast” thanë nga Polcia për “Gazeta Blic”

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur