Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka arritur në pikën kufitare në Jarinje.
Më herët, televizioni publik njoftoi se Sveçla është nisur për në kufi, pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë.
Autoritetet kosovare thonë se policët ishin brenda territorit të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti, ministri Sveçla dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që të reagojnë./rtk/



