Lajme

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë/ Kadrijaj: Po punojmë me deputetët e pakënaqur të VV-së për t’i bërë numrat

06/14/2023 20:08
nga:G B

AAK ditë më parë ka përmendur iniciativën e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Lidhur me këtë, deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj, në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se po punojnë me deputetët e pakënaqur të VV-së, për t’i bërë numrat për rrëzimin e Qeverisë.

“Është diskutuar edhe me partitë tjera opozitare, por për rrëzimin e Qeverisë nevojiten 61 vota dhe na duhen vota nga vetë VV dhe jemi në kërkim të deputetëve të pakënaqur me politikat e Kurtit. Ekziston ajo iniciativë dhe po punohet në të dhe sa më shpejt që kjo qeveri dhe zoti kurti të shkojë në shtëpi, do të jetë më mirë për qytetarët e Kosovës por edhe për fatin e të ardhmen e Kosovës”, thekson ajo.

Kadrijaj ka thënë se sapo të sigurohen numrat, do të procedojnë në Kuvend,

“Po punohet, po punohet, duhet të punohet me kujdes dhe në momentin që do ta sigurojmë përkrahjen do të procedohet në Kuvend mocioni”, thotë ajo./Gazeta Blic/

Kadrijaj: Kurti po e çon Kosovën në qorrsokak, do të izolohemi – e tmerrshme të na sanksionojë aleati kryesor