Lajme

Deputetja e AAK-së: Kurti i ka shpallur luftë BE-së e Amerikës – Rama anuloi mbledhjen, ka orientin pro evropian

06/14/2023 16:49
nga:G B

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se nuk do të kishte qenë e qëndrueshme që të mbahet mbledhja e dy qeverive sikur s’ka ndodhur asgjë dhe se Rama është pro evropian, e arsyetoi vendimin për anulimin e mbledhjes.

“Tensionimi i situatës me BE-në, SHBA-të, vendosja e sanksioneve, nuk e di sa do të kishte qenë e qëndrueshme të mbahet një mbledhje thuajse s’ka ndodhur asgjë. Dhe zoti Rama e ka arsyetuar veprimin dhe vendimin e vet. Është vendim i pavarur dhe ka treguar qartë se Shqipëria ka orientim pro evropian, është pjesë e NATO-s dhe do ta ndjek atë orientim”, thotë ajo.

Sipas saj, Kurti ka zgjedhur t’i shpallë luftë BE-së e Amerikës dhe se ai duhet të gjejë zgjidhje pasi nuk ëshë Zot i Kosovës e nuk mund të vendos kështu.

“Kurti ka zgjedh një rrugë tjetër duke i shpallë luftë BE-së dhe Amerikës dhe ne s’po e kuptojmë rrugëtimin e Kurtit, se ku po e çon vendin, nuk është problemi i Kurtit po i Kosovës, sepse ne miqtë tanë, aleatët na kanë ndihmuar ta përfundojmë luftën, sepse me 24 mars 1999 kanë qenë forcat e NATO-s që kanë intervenuar në Kosovës, edhe pavarësinë e kemi shpallur me aleatët tanë, edhe ushtrinë e kemi formuar me ta dhe tani jemi në një situatë të tillë që aleati ynë kryesor po na vë sanksione. Kjo është e papranueshme, e patolerueshme dhe duhet gjetur rrugëzgjidhje për të dalë nga kjo situatë. Zoti Kurti nuk është Zot i Kosovës, është veç një kryeministër dhe nuk mund të vendos kështu për fatin e Kosovës dhe Kosovën ta bëjë një vend të pabanueshëm”, deklaron Kadrijaj./Gazeta Blic/