Lajm i keq nga përfaqësuesja italiane në prag të gjysmëfinales së Nations League, kundër Spanjës. Një ditë para këtij takimi të kaltrit kanë humbur shërbimet e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni.
Mbrojtësi i lindur në vitin 1999 ka humbur stërvitjen e mëngjesit të kësja të mërkure për shkak të etheve e për rrjedhojë, trajneri Mancini, pas konsultës më stafin mjekësor, nuk e mori me vete me pjesën tjetër të ekipit drejt Holandës, ku po organizohet Final Four i Nations League.
Në vend të tij, në listën e UEFA-s është përfshirë mbrojtësi i Torinos, Alessandro Buongiorno, i cili ishte I pranishëm gjatë përgatijeve në Sardenjë, javën e kaluar (më pas u hoq nga lista përfundimtare bashkë me emra të tjerë si: Baschirotto, Florenzi, Gatti, Locatelli dhe Zaccagni).
Buongiorno do t’i bashkohemi grupit në orët e vona të mbrëmjes direkt në Enschede.


