Pjesëtarët e njësive speciale të policisë serbe “kanë arrestuar sot në territorin e Serbisë tre pjesëtarë të njësive speciale të policisë së Kosovës”, kanë raportuar mediat serbe “Novosti” dhe B92.
Mediat serbe kanë njoftuar se për këtë veprim është njoftuar me urgjencë kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiq, i cili me marrjen e informacionit ka falënderuar nikoqirët e tij në ambasadën ruse, ku ka marrë pjesë në pritjen për shënimin e Ditës së Rusisë dhe menjëherë është nisur drejt ndërtesës së Presidencës.
GazetaBlic ka tentuar të kontaktojë zyrtarë të Policisë së Kosovës për informata shtesë, por të njejtit nuk kanë pasur qasje.


