Skuadra e Ferizajt ka njoftuar se e ka vazhduar kontratën me futbollistin, Ergon Hyseni.
Hyseni do të jetë siguri në mbrojtjen e skuadrës së drejtuar nga Ismet Munishi, shkruan GazetaBlic Sport.
”Vendimi për ta vazhduar kontratën ishte shumë i lehtë sepse asnjëherë nuk kam menduar ndryshe. Sigurisht, ne si lojtar të Ferizajt e kemi obligim që të qëndrojmë e luftojmë fuqishëm që ta rikthejmë klubin aty ku i takon”, u shpreh Hyseni.


