Lajme

Hoti: Kosova ka nevojë për normalitet, çdo qasje tjetër është e dëmshme dhe rrezikshme për të ardhmen e Kosovës

06/14/2023 08:32
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, në ekonomi e në marrëdhënie me jashtë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vetëm në një situatë normale mund të arrihen marrëveshje për mira dhe mund të ketë zhvillim dhe jetë më të mirë për qytetarët.

Ai ka shtuar se çdo qasje tjetër, është e dëmshme dhe rrezikshme për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, në ekonomi e në marrëdhënie me jashtë.

Vetëm në një situatë normale e pa presione mund të arrihen marrëveshje të mira për integrimin e veriut në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës.

Vetëm në një situatë normale mund të ketë ketë zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Çdo qasje tjetër është e dëmshme dhe e rrezikshme për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.