Lajme

Ndërtesa pesëkatëshe shembet nga stuhia në Spanjë

06/14/2023 07:19
nga:G B

Një ndërtesë pesëkatëshe është shembur në qytetin spanjoll Teruel (Komuniteti Autonom i Aragonit).

Banorët e 21 apartamenteve të ndërtesës pesëkatëshe u evakuuan para shembjes së plotë të saj, thuhet në raport. Nga ngjarja raportohet se nuk ka persona të lënduar. Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes.

Megjithatë, sipas gazetës El Espanol, gjithçka tregon se ndërtesa u shemb për shkak të një stuhie që shpërtheu në qytet ditët e fundit.