Lajme

Kajtazi: Kushdo që mendon se Rama është tradhtar, e ka gabim

06/13/2023 22:44
nga:Genita C

Opinionisti Vehbi Kajtazi, ka folur sonte për situatën e krijuar mes aleatëve ndërkombëtarë të vendit, referuar dhe zhvillimeve që pasuan ku edhe u anulua mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare.

”Kushdo që mendon se Edi Rama është tradhtar, e ka gabim”.

”Z.Rama është kryeministër i një shteti anëtar i NATO-s”.

Siç thotë Kajtazi në Rubikon, Shqipëria ka edhe detyrime nga të cilat s’mund të dalë jashtë qëndrimeve që bartë NATO.

”E duke qenë privilegji që Shqipëria ka si anëtare e NATO-s, ka edhe detyrime dhe ajo nuk mund të dalë në asnjë moment jashtë qëndrimit zyrtar të NATO-s”.

”Fakti që është angazhu për zgjidhjen e problemit, atëherë s’mundet me qenë mbështetës i Kurtit në këtë situatë”.

”Mbështetja për Kurtin, do të thotë izolim për Kosovën”.