Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një komunikate ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të rëndë politike e diplomatike se sot, raporton Gazeta Blic.
AAK-ja ka kërkuar nga kryeministri Kurti që t’i bashkërëndojnë veprimet me aleatët e në veçanit me SHBA-të
“Kërkojmë nga kryeministri Kurti që urgjentisht t’i bashkërendojë veprimet me aleatët ndërkombëtarë, me ShBA-të në veçanti, para se gjendja të eskalojë e të marrë kahje edhe më të rëndë” thuhet në komunikatë, raporton Gazeta Blic.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lajmëroi sot anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe paralajmëroi sanksione ndërkombëtare për Kosovën.


