Futbollisti më i ri i Prishtinës, Albin Krasniqi, ka thënë se mezi pret të fillon përgatitjet me klubin nga kryeqyteti.
Krasniqi, tregoi se është ëndërr e çdo futbollisti nga Kosova është që ta vesh njëherë fanellën e Prishtinës.
“Mendoj që ëndërr e çdo futbollisti nga Kosova është që ta vesh njëherë fanellën e Prishtinës. Kam ndjenjë të pa përshkruar, mezi pres t’ia fillojmë përgatitjeve dhe që sa më shpejtë të paraqitem para një tifozerie siç e ka Prishtina”.
Krasniqi me Prishtinën ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.


