Sporti

Zyrtare: Liria transferon sulmuesin e talentuar, Fatjon Bunjaku

06/13/2023 19:43
nga:Lorik J

Skuadra e Lirisë ka transferuar sulmuesin, Fatjon Bunjaku.

Bunjaku i cili edicionin e kaluar luajti me klubin e Onixit dhe shënoi 14 gola, u zyrtarizua sot si transferimi i parë i Lirisë në këtë merkato, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja njoftimi i Lirisë (pa ndërhyrje)

“Goditja e mbëmjes
Bunjaku vishet bardhezi
Lojtari këmbëshpejtë, Fatjon Bunjaku, ka nënshkruar për Lirinë , në orët e mbrëmjes, të marten.
“Jam i lumtur për marrëveshjen.Shpresoj që bashkarishtë të ecim drejt sukseseve”, ka thënë ai pas nënshkrimit, duke shtuar se: ” për Lirinë, refuzova shumë skuadra, ngase këtu e duan dhe ndjejnë futbollin”.

Bunjaku ka shënuar 14 gola në edicionin që e lam pas.
Ndërkaq, Enis Gashi drejtor pohoi se:” dhe ditët në vazhdim priten prurje cilësore”, shkruan FC Liria.

/GazetaBlic Sport