Lajme

Qeveria e Kosovës thotë se mbledhja e përbashkët me Shqipërinë nuk është anuluar

06/13/2023 19:19
nga:Genita C

Qeveria e Kosovës ka mohuar raportimet në media se është anuluar mbledhja e përbashkët me Qeverinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe si uverturë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, ka thënë Kryeziu.

Mbledhja e përbashkët është paraparë të mbahet të mërkurën në Gjakovë, ndërsa që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar një konferencë për media për këtë mbledhje.

Raportimet për anulim të mbledhjes së Qeverive, Rama thërret konferencë për media

Anulohet mbledhja e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri