Një nga skuadrat më simpatike në futbollin vendor është FC Malisheva.
Në vitet e fundit, Malisheva ka treguar futboll mjaft cilësor dhe tashmë po mban epitetin e klubit mjaft serioz në Superligë. Pasi arritën objektivin për mbetjen në Superligë, drejtuesit e klubit kanë vendosur që të fillojnë punën me rinovime e afrime tek ekipi.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se mbrojtësi i Malishevës, Arbër Pira pritet ta vazhdojë kontratën edhe për një vit tek ky klub.
Arbër Pira ka kontratë me klubin e Malishevës deri në fund të këtij muaji, por kontrata e tij pritet të vazhdohet edhe për një sezon, pas paraqitjeve të mira që ai kishte me klubin e Malishevës.
Kujtojmë se Pira ishte një nga lojtarët kyç të Malishevës sivjet.
/GazetaBlic Sport


