Lajme

Raportimet për anulim të mbledhjes së Qeverive, Rama thërret konferencë për media

06/13/2023 19:09
nga:Genita C

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet mbajë një konferencë për media rreth orës 19:30.

Konferenca sipas raportimeve të fundit ka të bëjë me mbledhjet e përbashkët me Qeverinë e Kosovës e planifikuar të mbahet të mërkurën në Gjakovë.

Në disa media në Kosovë është raportuar se kjo mbledhje është anuluar.

Ndërsa Qeveria e Kosovës gjatë ditës së martë ka publikuar agjendën e mbledhjes.