Skuadra e Prishtinës ka zyrtarizuar transferimin e dy futbollistëve në këtë merkato.
Para pak minutash, FC Prishtina ka njoftuar se ka arritur transferimin e Albin Krasniqit dhe Drilon Islamit, shkruan GazetaBic Sport.
Me anë të një fotografie të postuar nga klubi, FC Prishtina e konfirmoi se ka arritur transferimin e dyshes së Ferizajt.
Islami dhe Krasniqi tashmë nga edicioni i ardhshëm do të luajnë tek Prishtina.
/GazetaBlic Sport


