Sporti

Vjen një tjetër largim nga skuadra e Llapit

06/13/2023 18:26
nga:L J

Tek Llapi po vazhdojnë ndryshimet në këtë merkato.

Llapi nuk kishte një sezon të mirë sivjet dhe ndryshimet në ekip tashmë kanë filluar tek klubi llapjan.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se mesfushori i njohur kosovar, Egzon Qerimi do të jetë lojtari i radhës që do të largohet nga KF Llapi.

Qerimi ka vendosur që të ardhmen e tij ta vazhdojë në një klub tjetër, pasi tashmë largimi i tij nga Llapi pritet të zyrtarizohet në vijim.

Mesfushori u zyrtarizua tek Llapi në muajin janar të këtij viti.

/GazetaBlic Sport