Lajme

Kërkohet krijimi i Fondit Emergjent për komuna, Ibrahimi fajëson Qeverinë: Ende s’janë kompenzuar dëmet nga vërshimet

06/13/2023 17:58
nga:Genita C

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se Qeveria e Kosovës nuk i ka kompenzuar ende dëmet e vërshimeve të kaluara.

Ibrahimi në një prononcim për GazetaBlic thotë se, janë bërë muaj që komunat i kanë dërguar të gjitha shenimet në nivel qëndror dhe niveli qendror ende nuk ka nisur pagesat ndaj të të prekurve nga vërshimet e muajit Janar të këtij viti.

Këtë qasje të Qeverisë ai e quan absurde, sepse menjëherë pas vërshimeve premtoi që dëmet do të kompenzohen.

“Ende dëmet nga vërshimet e fundit nuk janë kompenzuar. Krejt kjo ndodh për shkak të burokracisë së tepruar në nivelin qendror. Ka me muaj të tërë që komunat i kanë dërguar të gjitha shenimet në nivel qëndror dhe niveli qendror ende nuk ka nisur pagesat ndaj të të prekurve nga vërshimet e muajit Janar të këtij viti. Për këtë arsy është e domosdoshme krujimi i Fondit Emergjent për komuna në mënyrë që qytetarët e prekur nga këto fenomene të kompenzohen më shpejt. Është e tepërt të theksohet që për shkak burokracisë së tepruar, bujqit nga vërshimet e vitit të kaluar ende nuk janë kompenzuar, p.sh në komunën e Rahovecit. Çfarë absurdi!!??”, tha Ibrahimi për GazetaBlic.