Sporti

Zyrtare: Hajdin Salihu transferohet tek Drita

06/13/2023 17:41
nga:L J

Skuadra e Dritës ka njoftuar për transferimin e mbrojtësit, Hajdin Salihu.

Salihu i cili ishte pjesë e Lokomotiva Zagreb, tani ka kaluar tek skuadra e Dritës në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Dritën.

Ja njoftimi i FC Drita:

HAJDIN SALIHU blindon mbrojtjen
Kemi knaqësin të ju prezantojmë mbrojtësin e ri të klubit Hajdin Salihu i cili vjen nga Lokomotiva Zagreb nga Kroacia.
Salihu pas dy vitetve të kaluara në superligën kroate avanturën do ta vazhdojë në klubin tonë.
Marrëveshja është arritur sot në mes të drejtori sportiv z. Valon Zymberi dhe z.Shpend Salihu, përfaqësues i lojtarit. z. Zymberi i dëshiroi mirëseardhje lojtarit dhe shumë suksese në klub.
Klubi dhe lojtari kanë nënshkrua kontrat tre vjet dhe Salihu do të jetë bardh e kaltër deri në qershor 2026.
Salihu para se të transferohej në Kroaci te Lokomotiva Zagreb, ka qenë pjesë e KF Llapi nga superliga jonë”, shkruhet në njoftimin e Dritës.

/GazetaBlic Sport