Lajme

“Duhet me qenë goxha gjeni që ta sjellësh Kosovën në pikën që të bojkotohet nga sponzorizuesit e saj”

06/13/2023 07:50
nga:G B

Analisti politik Petrit Zogaj, ka reaguar për mospjesëmarrjen e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, dje në ceremoninë e organizuar nga Presidenca e Kosovës, në Ditën e Çlirimit, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet të jesh goxha gjeni që ta sjellësh Kosovën në këtë pikë, që të bojkotohet nga sponzoruesit më të rëndësishëm të saj.

Ai po ashtu ka shtuar se Kurti e Osmani e kanë konfirmuar gjenialitetin e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Duhesh me qenë goxha njëfarë gjenie që me sjellë Kosovën në pikën ku bojkotohet nga sponzoruesit më të rëndësishëm të saj. E Kurti e Osmani tashmë e kanë konfirmu gjenialitetin e tyre.

Presidenca: Në ceremoni nuk kishte bojkot të askujt, të gjitha vendet e QUINT-it kishin përfaqësitë e tyre

 

Dita e Çlirimit, ambasadorët e QUINT-it nuk i shkojnë Kurtit e Osmanit në pritjen shtetërore