Lajme

Vullnetarët sot mund të dhurojnë gjak në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë

06/13/2023 07:45
nga:G B

Të gjithë ata qytetarë që janë të interesuar të dhurojnë gjak mund ta bëjnë këtë sot në tendën te sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Qytetarët mund të dhurojnë gjak me fillim nga ora 10.

Ky aktivitet i paraprin Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, e cila mbahet më 14 qershor.