Tun Bardhoku është futbollisti i radhës që është larguar nga Drita.
Klubi gjilanas ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë për mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin gjakovar.
Bardhoku ishte pjesë e Dritës në dy sezonet e fundit dhe gjatë kësaj periudhe regjistroi 36 paraqitje në total.
“Intelektualët” kanë falënderuar 29-vjeçarin për kontributin e dhënë dhe i kanë uruar suksese në vazhdim të karrierës.
Njoftimi i plotë nga klubi i Dritës (pa ndërhyrje):
“FALEMINDERIT TUNA
Ju njoftojmë që kemi mbyllur bashkëpunimin me Tun Bardhokun pas perfundimit të kontratës.
Tuna erdhi te ne në sezonin 2021/2022 dhe gjatë periudhës dy vjeqare arriti 36 paraqitje me klubin në të gjitha kompeticionet.
Klubi jonë e falënderon Bardhokun për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.
Paq fat TUNA”.


