Sporti

Dani Alves vazhdon të mbetet në paraburgim, gjykata e Barcelonës refuzon apelin e brazilianit

06/12/2023 15:07
nga:E K

Dani Alves do të qëndrojë në paraburgim, situatë në të cilën ndodhet që prej 20 janarit, pasi gjykata e Barcelonës refuzoi një apel të ri nga mbrojtja e lojtarit.

Mbrojtja e brazilianit deklaroi se Dani Alves nuk ka ndërmend të ikë, por të jetë më afër fëmijëve dhe ish-gruas së tij, duke pasur një “projekt jete” në Barcelonë. Megjithatë, gjykata argumenton se rreziku i arratisjes “mbetet real”, transmeton GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se Dani Alves ndodhet në burg, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të re në një diskotekë, në Barcelonë, në fund të vitit 2022.

/GazetaBlic Sport/