Bota e futbollit sot mori një lajm të hidhur. Ish presidenti i Milan e së fundmi i Monza-s, Silvio Berlusconi ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare.
Nëpërmjet faqes zyrtare të Monzas, kanë ardhur deklarata të tjera të shkurtra nga Adriano Galliani, krahu i djathtë i Silvio Berlusconit në botën e futbollit prej mbi 40 vitesh, përcjell GazetaBlic Sport.
“I dëshpëruar, pa fjalë, me dhimbje të pamasë vajtoj mikun, mjeshtrin e gjithçkaje, personin që më ndryshoi jetën për më shumë se 43 vjet. Pusho në paqe i nderuar President. Me shumë, shumë dashuri.”
/GazetaBlic Sport.


