Lajme

Tragjike/ Kishte shkuar për pushime në Shëngjin, ndërron jetë në hotel 46-vjeçarja nga Kosova

06/12/2023 07:55
nga:G B

Tragjik ka rezultuar fati i një 46-vjeçareje nga Kosova në Shëngjin, e cila ka humbur jetën në hotelin ku kishte zgjedhur që të pushonte disa ditë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihet ende identiteti i 46-vjeçares.

Po ashtu nuk dihen shkaqet e vdekjes së 46-vjeçares nga Kosova, ndërkohë policia po zbardh ngjarjen.