Sporti

Verona e siguron qëndrimin edhe për një vit në Serie A, Spezia bie në Serie B

06/11/2023 22:41
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Veronas e ka fituar ndeshjen më të rëndësishme të sezonit dhe e ka siguruar qëndrimin edhe për një vit në Serie A.

Verona triumfoi ndaj Spezias me rezultat 1 me 3, duke shënuar tre gola brenda 45 minutave të parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj humbje, Spezia largohet nga niveli elitar i futbollit italian dhe tashmë do të militojë në Serie B.

/GazetaBlic Sport/