Lajme

Spahiu i reagon Kurtit pas deklaratës për bashkim kombëtar

06/11/2023 20:23
nga:Genita C

Analisti politik Nexhmedin Spahiu i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, duke i kërkuar atij të koncentrohet pas deklaratës për bashkim kombëtar ku Kurti tha se është qëllimi kryesor.

Shkrimi i plotë:

Kryeministër koncentrohu!
Nuk mundesh me i bindë policët e ushtarët me e mbrojtë me jetë flamurin e Kosovës në Veri nëse ti tregon se e ke në zemër një tjetër flamur.

Nëse ti do që Kosovën me ia dhuru Edi Ramës, përse polici apo ushtari me e dhanë jetën për veri të Kosovës, kur e di që Edi Rama do t’ia kthejë Serbisë tërë Kosovën siç ka bërë paraardhësi i tij politik Enver Hoxha.

Kurti për bashkimin kombëtar: Nuk e harrojmë, është qëllimi kryesor