Alphonso Davies shpjegoi se ai mund të kishte shkuar te Barcelona në vitin 2019, kur ishte ende në Vancouver Whitecaps, por Josep Maria Bartomeu, president në atë kohë, e hodhi poshtë këtë hipotezë.
“Barça ishte e interesuar dhe donte të nënshkruante me mua, por presidenti Bartomeu nuk më donte sepse isha kanadez”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk do të gënjej, më lëndoi ndjenjat. Nuk ma tha vetë këtë, por ashtu dëgjova. U ngatërrua me ndjenjat e mia”.
Këtë sezon, mbrojtësi i majtë ka luajtur në 38 ndeshje për bavarezët, duke shënuar tre gola dhe tetë asistime.
/GazetaBlic Sport/


