Roma zyrtarizoi nënshkrimin e Houssem Aouar këtë të diel, përforcimi i parë për José Mourinhon me synimin për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori 24-vjeçar algjerian, i cili ishte në fund të kontratës së tij me Lyon, nënshkroi me Gialorrossi deri në qershor 2028, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Romën sepse është një klub i madh me një histori të madhe. Mendoj se është projekti i duhur për mua, me një ekip të rëndësishëm, lojtarë të fortë dhe tifozë unikë”, ka thënë ai.


