Sporti

Brahimi: Jemi përgatitur për finalen e madhe, kryeqytetin e kemi si shtëpinë tonë

06/11/2023 16:32
nga:Mergim Rreci

Fituesi i titullit të kampionit mes FC Prishtina 01 dhe FC Liqenit do të vendoset në ndeshjen e tretë që zhvillohet sonte në kryeqytet, pasi që seria është e barabartë në 1-1.

Të dy skuadrat kanë siguruar nga një fitore dhe sonte me fillim nga ora 20:00, do të zhvillohet ndeshja vendimtare në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Shqipdon Brahimi është absolutisht njëri nga futbollistët më të spikatur tek skuadra nga Drenasi, duke qenë i mrekullueshëm me golat e tij edhe në finale.

Pak para fillimit të ndeshjes, ai tha për ‘GazetaBlic Sport’ se janë përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe se e njohin mirë kundërshtarin.

“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe jemi shumë optimistë që do të dalim triumfues. Sigurisht që nuk ka finale të lehtë, por e njohim kundërshtarin, i kemi analizuar mirë dhe shpresoj që së bashku t’ia arrijmë qëllimit. Nuk ka rëndësi se ku luajmë finalen, kryeqytetin e kemi si shtëpinë tonë”, tha Brahimi.

/GazetaBlic Sport/