Manchester City arriti dje fitoren e madhe ndaj Interit duke triumfuar në finalen e Champions League me rezultat 1-0.
Realizatori i golit të vetëm të finales ishte Rodri që me një goditje të fuqishme arriti ta mposht portierin, Onana, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes lojtari i Inter, Dimarco foli për media.
“Ajo që mbetet është shumë zhgënjim, sepse ne luajtëm si të barabartë me Man Cityn, por është vetëm vendi i dytë dhe ndjehemi të trishtuar që kemi humbur ndeshjen më të rëndësishme.
Kjo skuadër e Cityt është ndërtuar për të fituar Ligën e Kampionëve. Ne luajtëm një lojë shumë të barabartë me ta sonte, por topi nuk donte të hynte dhe kur një skuadër shënon, ndryshon tërë pamjen e një finaleje. Jam krenar për këtë skuadër, pasi dhamë 120 për qind”,- u shpreh Dimarco pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/


