Lajme

Vritet një 15-vjeçar dhe tre të tjerë plagosen në Suedi

06/11/2023 11:45
nga:G B

Një 15-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe tre persona të tjerë u plagosën nga të shtënat në kryeqytetin e Suedisë, në Stokholm të shtunën.

Dy të dyshuar u arrestuan pas një ndjekjeje me makinë pak më pak se një orë pas të shtënave, raporton AFP.

Incidenti ndodhi pranë një sheshi në jug të Stokholmit.