Sporti

Fillon super finalja e Ligës së Kampionëve, City dhe Inter në ‘luftë’ për trofeun e madh evropian

06/10/2023 21:01
nga:Mergim Rreci

Ka filluar super ndeshja mes Manchester Cityt dhe Interit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pritet të jetë një përballje e jashtëzakonshme në “Atatürk Olympic Stadium”, me Stambollin që ka dhuruar gjithmonë emocione të mëdha në kompeticionin e Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy ekipet e kanë filluar ndeshjen me këto formacione:

Manchester City: Ederson; Akanji, Stones, Rúben Dias, Aké; Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gündogan, Grealish; Haaland.

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martínez.

/GazetaBlic Sport/