Sporti

Ballkani zyrtarizon transferimin e Almir Kryeziut

06/10/2023 18:03
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit ka prezantuar transferimin e radhës.

Almir Kryeziu i është bashkuar skuadrës nga Suhareka, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione”, thuhet në njoftim.

Kryeziu gjatë sezoneve të kaluara ishte pjesë e klubit të Dritës, kurse ‘GazetaBlic Sport’ kishte raportuar dy ditë më parë për interesimin e Ballkanit për të.