Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia e kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e Paradës së Krenarisë.
Marshi nisi nga sheshi “Skënderbeu” e vazhdoi tutje.
Aty janë parë shefi i zyrës së Bashkimit Eurpian në Kosovë Tomas Sznuyog, ambasadori francez Olivier Guerot dhe shefi i EULEX Gunar Wigemark.
Në njoftim e tyre të ditës së sotme thuhet se aksioni rrugor ka targetuar në mënyrë të veçantë dhe institucionet publike, të cilat kanë përgjegjësi për të krijuar mekanizma që ua lehtëson çasje personave LGBTIQ+ në shërbime të shëndetit mendor.
Në kuadër të Javës së Krenarisë sot parada filloi në ora 17:00, ndërkaq në ora 19:00 mbahet koncerti.


