Lajme

Protestat opozitare në Beograd, Vela: Fjalët e Vuçiqit s’kanë më peshë!

06/10/2023 14:31
nga:Y I

Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela ka komentuar zhvillimet e fundit në Serbi.

Në Beograd tashmë është mbajtur edhe protesta e gjashtë me radhë, në shenjë revolte ndaj ngjarjeve të dy muajve më parë, ku pati raste të vrasjes në një shkollë e në një fshat poashtu.

Vela, përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter” shtoi se tashmë fjalët e Vuçiqit nuk kanë peshë.

“Kjo tregon qartë se fjalët e Vuçiqit dhe makineria e tij propagandistike nuk kanë më peshë”, ka shkruar fillimisht Vela në Twitter.