Sporti

Lautaro: City është shumë i fortë, por ne i kemi mposhtur ekipet kryesore

06/10/2023 12:57
nga:E K

Inter dhe Manchester City do të përballen sot në finalen e Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat tashmë kanë arritur në Stamboll aty ku me fillim nga ora 21:00 zhvillohet finalja e madhe në stadiumin “Ataturk“, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari i Inter, Lautaro Martinez foli për media para ndeshjes së sotme.

“Mendoj se ndeshja e Barcelonës është aty ku nisi gjithçka, kur kuptuam se çfarë ishim të aftë të bënim në këtë kompeticion. E di që kam shumë përgjegjësi në ekip dhe përpiqem t’i marr ato sa herë që dal në fushë. Edhe nëse goli nuk vjen, më duhet të punoj për ekipin, në të gjithë fushën.

Gjithmonë përpiqem t’i sjell diçka skuadrës, kudo që të nevojitet, në mbrojtje, në sulm duke shënuar gola, apo duke dalë nga pankina.

Manchester City është një nga skuadrat më të mirë në botë. Ata luajnë një futboll që më pëlqen shumë tifozët gjithashtu. Ata do të jenë kundërshtarë të vështirë. Por ne jemi përballur me ekipe të vështira që nga ndeshjet në grupe dhe gjatë gjithë fazës eliminatore.

Ne duhet të përpiqemi dhe ta shijojmë sepse nuk luan një finale të Champions League çdo ditë. Është një ëndërr e realizuar për të gjithë ne, kështu që gjithçka që mbetet është të shijojmë ndeshjen, të punojmë shumë, të luajmë mirë dhe shpresojmë se skuadra më e mirë do të fitojë, dhe në fund ne do ta ngremë trofeun”, ka përfunduar Lautaro.