Sporti

Darmian: Ndaj Manchester City duhet të jemi të përgatitur e vigjilentë

06/10/2023 11:35
nga:E K

Inter dhe Manchester City do të përballen sot në finalen e Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat tashmë kanë arritur në Stamboll aty ku me fillim nga ora 21:00 zhvillohet finalja e madhe në stadiumin “Ataturk“, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari i Inter, Darmian ka folur për media para finales së madhe.

“Ne të gjithë jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe krenarë që mund të luajmë në finalen e Champions League. Do të jetë një ndeshje e veçantë për secilin prej nesh. Jemi përgatitur shumë mirë për këtë lojë dhe do të mundohemi të luajmë në maksimum.

Jemi para një ndeshjeje të vështirë. Ne e dimë mirë nivelin e lartë të Manchester City dhe lojtarëve të tij. Duhet të jemi të përgatitur dhe vigjilentë. E njoh mirë City-n, kam luajtur kundër tyre kur isha në Manchester United. Duhet të luajmë në mënyrë perfekte. Ne duhet të tregojmë lojën tonë. Do të duhet të bëni sakrifica. Duhet të luajmë me gjithë zemër.

Jemi në formë të mirë fizike dhe psikologjike, duhet ta tregojmë nesër. Ne i dimë pikat e forta të tyre. Do të jetë e nevojshme të merren vendimet e duhura në pjesë të ndryshme të ndeshjes”,- u shpreh Darmian, në prag të përballjes së madhe.