Paris Saint-Germain ka nisur këtë të mërkurë fazën konkrete të negociatave me Julian Nagelsmann për të punësuar ish-trajnerin e Bayern Munichut.
Negociatat duken se kanë shkuar mirë dhe palët janë afër nënshkrimit të marrëveshjes, përcjell GazetaBlic Sport.
Pengesë për këtë mund të jetë ish klubi i Nagelsmann, Bayern të cilët kërkojnë një shumë prej 10 deri në 15 milionë euro për ta liruar trajnerin, i cili u shkarkua më 24 mars.
/GazetaBlic Sport/


